Presidenti Nishani takim me Kryetarin e Bashkisë të Pogradecit, Eduart Kapri

Presidenti Nishani takim me Kryetarin e Bashkisë të Pogradecit, Eduart Kapri

102
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, zotin Eduart Kapri. Gjatë takimit u bisedua rreth situatës dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pogradec dhe çështjeve, me të cilat ndeshet administrata e kësaj Bashkie në përmbushje të misionit të saj.

Presidenti i Republikës u njoh me shqetësimet e Kryetarit të Bashkisë rreth mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore të projekteve për zhvillimin e qytetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit i përcolli Presidentit Nishani shqetësimin e qytetarëve të kësaj Bashkie, të cilët ndihen të diskriminuar nga diferencimi i politikave që ndiqen nga qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend.

Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes së projekteve për Bashkinë e Pogradecit dhe e konsideroi të papranueshme politikën diferencuese të investimeve publike midis njësive të ndryshme vendore.

“Qytetarët e vendit duhet të trajtohen dhe shërbehen njëlloj dhe me të njëjtat standarde.” – theksoi Presidenti Nishani gjatë këtij takimi.

Presidenti i Republikës sugjeroi që administrata e kësaj Bashkie të vendosë kontakte më të drejtpërdrejta me donatorë të huaj që mund të ndihmojnë në mbështetjen e projekteve zhvilluese të Bashkisë dhe përmirësimit të shërbimeve që duhen ofruar për qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY