“Show” i organizuar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, me mbështetjen edhe të disa rektorëve, ka “tingëlluar” më tepër si një “antimiting” ndaj protestës së sotme të maturantëve para kryeministrisë.
Kjo, dukshëm binte në sy, jo aq nga deklaratat “shpresëdhënse” të ministres dhe rektorëve, të tipit “bëni durim, në 20 shtator do ndodh çudia”, se sa nga “ankesat” e maturantëve të ftuar…, të cilët shpreheshin të gjithë të kënaqur, se kishin fituar… Jo vetëm kaq, por kishte edhe maturantë që kishin fituar, por që “interesoheshin” për fatin e shokëve, jo fitues…, të cilët çuditërisht mungonin në “show”-n e ministres Lindita Nikolla me rektorët…
Në “show”-n e ministres, kishte edhe qëndrime tallëse, ku pyetjeve të maturantëve jofitues, ju përgjigjeshin “fituesit” me mesatar më të ulët… dhe Lindita Nikolla aprovonte “përgjigjen e maturantit koleg për…, maturantin koleg”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/