HARTA/ Bllokohet qarkullimi te “Sheshi Skënderbej”, rrugët alternative dhe stacionet e autobusëve

HARTA/ Bllokohet qarkullimi te “Sheshi Skënderbej”, rrugët alternative dhe stacionet e autobusëve

410
0
Shares

Nga dita e sotme, Sheshi “Skënderbej” do të bllokohet pjesë-pjesë, për automjetet. Kjo pasi Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndryshimin e këtij sheshi, punime të cilat do të zgjasin për 12 muaj.
Punimet fillojnë nga zona e Muzeut Kombëtar ku do të bëhet rikonstruksioni total i xhokolit të ndërtesës, rikonstruksioni i shkallëve hyrëse në Muzeun Kombëtar, si dhe do të punohet në lulishtet përreth Muzeut, të cilat do të shndërrohen në kopsht botanik.
Gjithashtu, do të punohet edhe për realizimin e sistemit të ndriçimit të jashtëm të Muzeut Kombëtar dhe kopshteve përreth tij. Puna do të vijojë me rikonstruksionin e shkallëve të Pallatit të Kulturës dhe platformave hyrëse të Teatrit të Operas dhe Bibliotekës Kombëtare.  Për këto punime Bashkia ka marrë një plan masash për trafikun.

Qarkullimi i makinave në Sheshin Skënderbej

– Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej”, do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli” .

-Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zog I”.

-Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi lëvizjes Jug – Veri do të devijohet vetëm djathtas përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugës “Abdi Toptani”.

– Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e Sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar.

– Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së “Kavajës”, segmenti midis Ded Gjo Luli” dhe Sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.

– Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e “Durrësit” drejtimi lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas.

– Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

– Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me bulevardin “Zogu I”.

– Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së Durrësit në anën veriore të Muzeut Kombëtar, do të jetë i bllokuar.

– Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Linja “Qendër-Laprakë-Qendër”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” me itenerar sipas qarkullimit të lejuar.
Linja “Instituti”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” itenerar sipas qarkullimit te lejuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY