Janë shtypur dhe janë gati për shpërndarje fletët e votimit që qytetarët në Dibër do të votojnë për kryebashkiakun e ri. Fletët e votimit janë depozituar në Magazinat e Lundrës sipas të gjitha procedurave ligjore, njofton KQZ-ja.
“Aktualisht, Administrata e KQZ-së po punon intensivisht dhe është në fazën e përgatitjes së bazës materiale zgjedhore: kutitë me mjetet kancelarike, kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për mirë-administrimin e procesit zgjedhor. Sot përmbyllet përgatitja e bazës materiale zgjedhore, dhe ditën e enjte në mëngjes, data, 8 shtator, do të vijohet me dërgimin e tyre në KZAZ-në 19, Dibër, e cila më pas në do ta shpërndajë çdo Qendër Votimi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërkohë sot, kanë nisur sesionet e trajnimit për Komisionerët e Qendrave të Votimit në bashkinë e Peshkopisë.
“Sipas informacioneve të sjella nga Administrata e KQZ-së e cila ndodhet në Dibër dhe do të trajnojë komisionerët, rezulton se në katër vende trajnimi, Shkolla ‘Nazmi Rushiti’, në Peshkopi, Shkolla 9-vjeçare në Maqellarë, Shkolla 9-vjeçare në Qendër Tomin, Shkolla 9-vejçare në Sohodoll, nuk është paraqitur asnjë komisioner i Qendrave të Votimit për t’u trajnuar. KQZ ripërsërit apelin ndaj partive politike që të marrin masa dhe të dërgojnë komisionerët e propozuar prej tyre, në sesionet e trajnimit, pasi trajnimi i tyre është shumë i rëndësishëm për mirë-administrimin e procesit zgjedhor”, mbyll njoftimin KQZ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/