Edi Rama shpërndan receta për rritjen ekonomike nga skena e TKOB-it

Edi Rama shpërndan receta për rritjen ekonomike nga skena e TKOB-it

70
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takimin që u mbajt për të prezantuar ndërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale, te Pallati i Kulturës.
Edi Rama iu rikthye edhe projektit të vjetër për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar një tërheqje pas kërcënimeve të artistëve, nga projekti për zhvendosjen e këtij teatri.
“Është koha edhe për Teatrin Kombëtar që është në një vend kyç strategjikisht dhe është mirë të mbetet aty duke u zhveshur nga paragjykimet e të shkuarës që e penguan rindërtimin e tij, duke bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës besoj dhe ëndrra për të pasur një Teatër Kombëtar të dramës, të rindërtuar do bëhet realitet”, tha kryeministri.
Nga ana tjetër, ai e shfrytëzoi këtë dalje publike, për të shpërndarë edhe receta të rritjes ekonomike, sipas të cilit investimet në kulturë rrisin ekonominë.
“Ka shumë njerëz që me dashje apo pa dashje e harrojnë vlerën e madhe që kanë këto investime dhe shpesh reagojnë ndaj këtyre projekteve duke thënë ne s’kemi bukë ç’na duhet teatri, muzeu, stadiumi. E vërteta është që në asnjë vend ku s’ka teatër, muze, stadium, s’ka jetë kulturore dhe sociale s’ka as bukë, sigurisht që do ishte bisedë e gjatë nëse është buka që sjell artin apo arti që sjell bukën, por s’ka pikë dyshimi që investimet në art dhe kulturë e sport janë patjetër investim edhe në ekonomi dhe në mirëqenien shpirtërore dhe materiale. Të thuash t’i lëmë këto se ka njerëz që mezi ia dalin të sigurojnë bukën domethënë të pranosh që ata njerëz t’i lësh gjithë jetën në të gjendje dhe të mos kesh ambicien që edhe ata të dalin ng kjo gjendje”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY