VIDEO – STOP/Kur mesatarja nuk të bën punë dhe ngelesh pa shkollë

VIDEO – STOP/Kur mesatarja nuk të bën punë dhe ngelesh pa shkollë

74
0
Shares

Një ditë publikimit të kameras së fshehtë në emisionin investigativ “STOP” , ku tregohej mënyra korruptive sesi në këmbim të 100 eurove studentët merrnin provimin në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prokuroria e këtij qyteti nisi menjëherë hetimet për rastin në fjalë dhe urdhëroi arrestimin e Ditika Koplikut, shefe e Katerdrës së Biokimisë, e cila shfaqej duke marrë paratë në këmbim të provimit.
Drejtuesit e “STOP”, Saimiri dhe Genti falënderuan reagimin e autoriteteve për rastin në fjalë.
Por në këtë pjesë të dytë, duke i qëndruar temës së arsimit në Shqipëri, në studion e “STOP” ishin të ftuar dy maturantë, Roni dhe Rigersi.

roni-768x427Roni

Arsyeja? Për të përcjellë një problem që shumë maturantë kanë ngritur këtë vit, mënyrën e pranimit në universitete, që duket se i ka penalizuar, ndonëse e kanë përfunduar gjimnazin me nota të larta.
Roni ka një mesatare 9.1, ndërsa Rigersi 9.15, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur që të futet në universitet.
Siç shpjegojnë në studion e “STOP”, shkak është bërë reforma në arsim, sipas së cilës, çdo maturant ka të drejtën që të zgjedhë 10 degë. Por këto 10 degë, shpjegojnë ata, do të zgjidhen edhe nga studentët e ekselencës, duke bërë që fakultetet të mbushin kuotat vetëm me këta të fundit.
Kjo bën që këta maturantë, ndonëse me një mesatare tepët të lartë t’i drejtohen universiteteve private, pasi ata nuk arrijnë të sigurojnë një vend në degën e dëshiruar.

rigersi-768x468Rigersi

Por sistemi i futjes në universitet bëhet edhe më i komplikuar, pasi siç shpjegon Rigersi, ndonëse pas disa fazash mund të dalësh fitues në një nga këto 10 degë, nëse studenti ka arritur të fitojë njërën prej tyre, por është në pritje të një fakulteti tjetër që e dëshiron më shumë dhe vijon pret për fazën tjetër, atëherë, edhe dega që ka fituar digjet.
Pra studenti nuk ka më të drejtë të shkojë as në degën që ka fituar…
Problemet nuk mbarojnë me kaq. Një tjetër temë që dy djemtë e ftuar në “STOP” prekën ishin lëndët me zgjedhje.
Çdo fakultet shoqëror ka zgjedhur kriteret e pranimit të studentëve. Këto kritere ama, kanë dalë me vonesë, në një kohë kur maturantët i kishin zgjedhur lëndët, duke bërë që ata të mos merrnin asnjë pikë dhe pavarësisht mesatares të mos futeshin në degën e dëshiruar.

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://youtu.be/KWaAXM0ne9s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY