Parashikimi i motit, kujdes nga rrufetë dhe stuhitë

Parashikimi i motit, kujdes nga rrufetë dhe stuhitë

68
0
Shares

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës, ku herë pas here shirat do të jenë në forme shtrëngate.

Më problematike situata paraqitet në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit. Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrufe. Po ashtu edhe pasditja do vijojë me shira me intensitet të lartë në zonat veriore dhe qendrore duke lënë me shira disi më të dobët zonat jugore të vendit.

Parashikohet që gjatë orëve të natës të ketë dobësim të ndjeshëm të vranësirave dhe shirave në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në orët e mëngjesit, ndërsa rënie shumë e ndjeshme parashikohet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet, dallgëzim deri në 6 ballë.

Shiu dhe këto nivele temperaturash do të vijojnë deri ditën e enjte, ndërsa gjatë fundjavës reshjet do të ulin intensitetin dhe temperaturat do të rriten sërish.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY