Ish-drejtori i Arkivave: Ja pse u largova nga detyra dhe çfarë më...

Ish-drejtori i Arkivave: Ja pse u largova nga detyra dhe çfarë më kanë premtuar

211
0
Shares

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Gjet Ndoj, ka pohuar se i është kërkuar të largohet nga detyra që mbante për t’i hapur rrugë një partie tjetër në koalicion, PDIU-së së Shpëtim Idrizit.
Duke folur për gazetën “Panorama”, Ndoji tha se “më është kërkuar mirëkuptimi për t’u dhënë një hapësirë dhe partive të tjera të koalicionit që e kërkonin këtë pozicion. Unë kam dhënë mirëkuptimin tim dhe e kam pranuar këtë lëvizje”.
Më tej ai e mohon të ketë pasur takim me kryeministrin Rama për këtë çështje, “por ka pasur porosi nga të tjerë në interes të ekuilibrave të rinj brenda mazhorancës qeverisëse”.
Ndoji shprehet se i është premtuar një post më i lartë në administratën shtetërore pas kësaj lëvizje. Në vendin e tij u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido nga PDIU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY