Infrakt në zemër, vdes tifozi kosovar në Shkodër

Infrakt në zemër, vdes tifozi kosovar në Shkodër

95
0
Shares

Një shtetas kosovar ka humbur jetën nga infarkti në zemër pas ndeshjes së mbrëmshme Shqipëri­Maqedoni. Viktima është shtetasi Kadri Shkrela 65 vjeç i cili kishte ardhur si tifoz nga Kosova për të ndjekur ndeshjen që u luajt në Shkodër

Uniformat blu të Shkodrës, sqarojnë se në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët e tij Kadri Skrela, 55 vjeç, banues në Tiranë , i cili ka ndërruar jetë. ‘Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e situatës, ku nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni në Shkodër, dhe pas ndërprerjes së ndeshjes ky shtetas është larguar me familjarët, ku gjatë rrugës ka pasur probleme (patologji) me zemrën.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga rezultati paraprak i ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infrakti në zemër pasi ky shtetas para disa kohesh kishte patologji në zemër. Në lidhje me raportimin në media të këtij rasti, Policia e Shkodrës shprehet se ‘si më sipër ju sqarojmë se si rezultat i deklarimeve të personave që e shoqëronin dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se shkaku i vdekjes është për shkak të patologjisë dhe jo nga shkarkesa elektrike, siç është njoftuar në media’. Materialet për këtë ngjarje i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY