Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Kërcënimi i Ndrenikës: Nuk do tretem në gropë nëse…

06/09/2016
FOTO/ Kërcënimi i Ndrenikës: Nuk do tretem në gropë nëse…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një deklaratë jo e zakontë është bërë një mbrëmje më parë në një tryezë ku ishin ulur aktori Robert Ndrenika, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Të pranishëm në Teatër Kame, ku po mbahej nata e fundit e Festivalit Ballkanik të Teatrit, për pak minuta këto tri personazhe “të kundërt” për misionet e tyre kanë përjetuar tension për shkak se aktori Robert Ndrenika ka qenë në pozicionin e tij: aktori që shqetësohet për fatin e teatrit.

Nëse me Veliajn biseda ka shkuar e qetë, dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me godinën e teatrit, me ardhjen pak minuta më vonë të Kumbaros, biseda ka agravuar.

Ndrenika pa e zgjatur shumë është shprehur drejtpërdrejti se është hapur fjala që do të transferojnë teatrin, për të ngritur kulla në tokën e tij aktuale.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”,ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.

Ndoshta kjo është nga më të ashprat që pas vitit 2000 kur u ngrit e njëjta çështje.

Kumbaro është “detyruar” të ulë pak tensionin…

Ndërsa Ndrenika për disa minuta ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium dhe teatër jo.

Në ironi, Ndrenika ka kujtuar një bisedë me mikun e tij, Loro Kovaçin, kur ishte i ri, se i kishte thënë:“Ju të rinjtë do ta gëzoni teatrin”. Por me këtë Ndrenika ka thënë se nuk ka arritur ta gëzojë…

Ashtu si Veliaj dhe Kumbaro në këtë bisedë të lirë kanë mundur ta qetësojnë aktorin, ndonëse me frikë të hapur, se do të gjejnë formulën e duhur për ndërtimin e Teatrit.

Optimizmi i Kumbaros lidhej me ndërtimin e teatrit në Korçë, apo Shkodër…

Ndërsa aktori ka këmbëngulur se ministrja duhet të jetë e hapur, pasi ka mungesë informacioni, por dhe frikë…

“Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve, të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”,thotë Ndrenika…duke lënë një heshtje të gjatë e të rrallë mbi këtë ngjarje. /Mapo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026
Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

17/02/2026
Dy masa të tjera sigurie pas arrestimit të Metës. Avokati takon Metën në polici, 3 akuza

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës

17/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026
Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.