Berisha zbulon detajet e koncertit në Vatikan: Kur Rama më pa atje...

Berisha zbulon detajet e koncertit në Vatikan: Kur Rama më pa atje sa nuk i ra të fikët

57
0
Shares

Disa detaje për pozicionimin e Ramës dhe reagimet e tij gjatë koncertit në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës, ka zbuluar ish kryeministri Berisha. Ja cfarë thotë ai:

REAGIMI I PLOTE I BERISHES

Nga piktor deshtak ne retushier diletant e qesharak!‎

Po endrres çdo t’i besh o i mjere?!‎

Te dashur miq, gazetari dixhital me pyeti sot se cfare komenti kisha per retushimin nga piktori deshtak te fotove ku jam une me bashkeshorten ulur ne sallen e koncertit qe u dha naten e shenjterimit te Nene Terezes ne Katedralen e Shen ‎Palit.

Se pari dua te them se kete akt e ai e beri pasi kishte urdheruar protokollin e shtetit te fshehi ftesen e derguar nga organizatoret e koncertit, gje qe beri qe ata te me dergojne ftese per se dyti.

Keshtu qe ai mendonte se une nuk do te isha aty, dhe, kur me pa sa nuk i ra te f‎iket. Ai duket se beri retushimin pasi ka humbur kontrollin, sepse naten e koncertit dhe te nesermen, ato foto i‎ kishin shperndare, siç ishin, te gjitha mediat, edhe ato te kontrolluara prej tij.

Por per miqte e mi do te jap disa detaje nga ajo nate e paharrueshme per koncertin e mrekullueshem per çka une dua t’i falenderoj me shume mirenjohje organizatoret, artistet per interpretimet e tyre mahnitese, dirigjentet, producenten, qeverine e Kosoves, Seline e Shenjte qe bene te mundur ate koncert ne nderim te Nene Terezes tani Shen Terezes.

Une, ne te vertet, me syrin e mjekut qe nuk me ndahet kurre, konstatova ate nate se Edvini ishte i sfazuar keq, aq sa rrinte sikur ishte ulur jo mbi karrige por sikur te ishte ulur mbi gozhde. Kaq shume kishte humbur kontrollin ai ate nate saqe beri ne sy te te gjitheve, dhe para kamerave, nje xhest arroganti ordiner.

Ai desh i theu koken me mikrofon nje gazetari te nje televizioni te diaspores shqiptare ne SHBA, i cili pasi me mori me shume njerezi nje interviste te shkurter per eventin historik, vrapoi t’i merrte edhe atij nje interviste.

Mirepo Rama, gazetarit,‎ si pergjigje desh ja theu koken me mikrofonin qe ai i zgjati. Ne nje akt prej brigandi, qe e pane qe te gjithe, e pashe dhe une, dhe e ka te filmuar edhe gazetari, Rama brutalisht i shtyu atij doren bashke me mikrofonin dhe per pak sa nuk e hengri mikrofonin ne koke.

Natyrisht mendova se mediat do t’a denonconin kete akt ndaj dhe e injorova ne postimet e mia. Gjate koncertit, piktori deshtak ishte i vetmi aty qe dukej sikur e kishin sjelle si te arrestuar, pra turfullonte dhe levizte trupin e duart pa kontroll, etj..

Nuk dyshoja aspak se shkaku i vuajtjes isha une, i pranishem ne ate salle. Por perseri ju garantoj se nuk isha vetem une. Piktori deshtak e vuante shume jo vetem pranine time, por po kaq edhe te dirigjentit virtuoz Bujar Llapaj, te cilin xhahili minister kulture e kishte detyruar te hynte ne greve urie dhe te braktiste ne ekzil vendin e tij, dhe tani tek dirigjonte me virtuozitet koncertin me prestigjioz te jetes, shkopi i tij i dukej, si te thuash si bajonete apo hosten qe i ngulej ne tule!

Tani te kthehem tek pyetja e gazetarit dixhital se cfare komenti kam une per retushimet qe Rama i ka bere fotos ku jam i ulur une me Lilin.

Pergjigja ime eshte se ai, nga njera ane u kthye ne grixhen e te parve, pra nipi kthehet te daj Koleka. Keshtu qe armiku as ne foto nuk durohet. Por nga ana tjeter me kete akt banal Edvini thjesht kaloi nga piktor deshtak ne retushier diletant e qesharak.

Mirepo pavaresisht nga keto, ky ishte nje koncert kushtuar Nene Terezes, Shenjtores se Meshires, keshtu qe ne kete kontekst nuk mund te kesh gje tjeter veçse meshire per te.

Por pyetja ime eshte mire se me foto e zgjidhe te shpetosh me retush ‎ prej meje, po tmerreve qe une te krijoje ne endrra qe zgjasin kilometra, dhe qe sipas sugarit te tend te dale madje edhe shume shpesh dhe zgjohesh duke piskatur ne kupe te qiellit Saliiiuuu, iuiuiuu Saliiiuuuu iuiuiu, si do t’ja besh?

Problem pa zgjidhje! Aty nuk ka si me retushon!! Amin! sb‎

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY