Basha: Të shkarkohet urgjent ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

Basha: Të shkarkohet urgjent ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

71
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “NewsS 24”, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të mistrec së Arsimit Lindita Nikolla, për gjendjen, sipas tij katastofike, në të cilën gjenden sot maturantët që presin të vazhdojnë studimet e larta.
“Gjendja në arsimin e lartë është katastrofike. Maturantë me mesatare të lartë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë degë. Duhet një përllogaritje e re e pikëve dhe një auditim. Maturantët gjenden para një kaosi total. Urgjentisht duhet të shkarkohet ministrja e Arsimit. Që nesër do të ndërmarrim një sërë hapash si opozitë për të kuptuat rëndësinë e problemit dhe për të gjetur rrugët e daljes. Në qoftë se është e nevojshme le të shtyhet edhe fillimi i vitit akademik, qoftë edhe deri në nëntor, por të paktën do të eliminojmë dëmin”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY