Basha: Dibra në duart e krimit, ka bërë të pakënaqur edhe vetë...

Basha: Dibra në duart e krimit, ka bërë të pakënaqur edhe vetë PS-në

62
0
Shares

Për kryeartin e PD-së Lulzim Bahsha, Dibra në duart e krimit, ka bërë të pakënaqur edhe vetë PS-në
I ftuar në “Studio e hapur”  e Eni Vasilit në TV “News 24”, Basha bëri të ditur se ndërsa gjithë tenderët në Dibër i fiton Sadri Abazi, Edi Rama prej tre vjetësh gënjen për Rrugën e Arbrit.
“Këto zgjedhje janë zgjedhjet e dibranëve në radhë të parë. Kam parë një situatë shumë të rëndë atje. Një varfëri e tejskajshme. Aty përballen dy modele. Modeli i pushtetarëve, i të pasurve, të cilët duan të zgjedhin një kukull për të vazhduar të qeverisë krimi, për të marrë tenderi si Sadri Abazi. Por sot kam një lajm të mirë që dibranet duan të votojnë kandidatin që do të jetë në shërbim të tyre dhe ata e kanë pritur shumë mirë z. Sherefedin Shehun. Edhe të majtët po i bashkohen PD-së dhe fushatës së z. Shehu. Socialistët dibranë nuk duan që t’ia dorëzojnë vendin e tyre bandave dhe krimit. Unë i pyeta socialistet se pse e bëjnë këtë gjë dhe më thanë: urrejtja. Pushteti në Dibër është në duar të njerëzve të krimit, të korrupsionit ndaj ka dhe të pakënaqur edhe nga vet PS-ja. Socialistët e ndershëm të cilët rropaten për një ideal nuk e durojnë më këtë gjendje ndaj iu bashkuan PD-së. I gënjeu për Rrugën e Arbrit. U nis puna por Rama gënjeu pasi tregon një përçmim për popullin. Ka patur 3 vjet kohë dhe sa bërë. Rruga e Arbrit nuk u bë për shkak të korrupsionit të Ramës. Dibranët sot janë në gjendje shumë të vështirë dhe ata janë para dy zgjedhjesh, pushtetit të krimit dhe korrupsionit apo të trokasin në derën e profesorit që di tu shërbejë dhe tu qëndrojë pranë atyre me problemet që kanë”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY