ROLAND BEJKO/ Aleancat e reja politike, jo thjesht ideologjike!

ROLAND BEJKO/ Aleancat e reja politike, jo thjesht ideologjike!

66
0
Shares

Një nga socialistët sot në Dibër, duke grisur teserën e PS-së

 

roland bejko, vogel

Roland Bejko

Në fillim nuk e besova lajmin që lexova në “Facebook” që thoshte se disa socialistë, madje intelektualë të spikatur të Dibrës u larguan publikisht, demonstrativisht nga PS.
Mendova se ishte ndonjë individ i izoluar që bëri ndonjë manovër në fushatën zgjedhore, rëndom të ndodhura këto edhe më parë, madje në nivel deputetësh. Po më pas pashë që lajmi ishte i vërtetë.
E vlerësoj këtë akt të tyre, jo vetëm pse dukshëm do influencojnë pozitivisht opinionin e votuesit dibran në dobi të Sherefedin Shehu, për këtë po se po, por më shumë për faktin se veprimi duke braktisur “Rilindjen” ishte një mesazh për mbarë opinionin publik dhe politikën shqiptare, ishte një sinjal i fortë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të ketë vetëm koalicione partish dhe grupe interesi, por do të kemi koalicione social-politike…
Nga njëra anë do të jetë “Aleanca e së Mirës” e qytetarëve e drejtuar nga PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha,që janë pro një shteti ligjor dhe kundër oligarkive kriminale të të gjitha llojeve dhe nga ana tjetër do të jetë “Aleanca e së Keqes” e udhëhequr nga “Rilindja” ( pra jo PS) e drejtuar nga Edi Rama. Në këtë të dytën përveç partive dhe klanit të Ramës që janë tashmë në koalicion do të bashkohen padyshim dhe të gjithë trafikantët, hajdutët, killerët, krimi i organizuar, mafia etj.
Në fjalën e sotme mbajtur në Dibër, Basha, la të kuptohet qartë se për çfarë aksioni politik po përgatitet PD dhe aleatët e saj që nga tani e deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në këto kushte qytetarëve u mbetet edhe pak kohë derisa të vendosin me vetëdije se në cilin krah të politikës do ta përcaktojnë veten nesër në zgjedhje, me “Aleancën e së Mirës”, që është demokracia dhe shteti ligjor, apo në “Aleancën e së Keqes” që është korrupsioni, krimi dhe trafiqet. Gjithçka do jetë e definuar duke e lidhur qëndrimin e tyre me projektin personal dhe familjar të së nesërmes.
Por mesa duket ideologjitë tashmë kanë rënë, e në mos kanë rënë ato në fushatë do të jenë të zbehta.
Më shumë se duke u ndarë në të majtë a në të djathtë, do kemi nevojë të bashkohemi për të luftuar “Të Keqen” si rrezik i përbashkët.
Pra, beteja politike këtej e tutje është e prirur të zhvillohet midis “Të mirës” dhe “Të keqes”.
Kush do ta fitojë këtë betejë?
Rezultati që do na vijë nga bashkia Dibër do ketë ndikim të fortë te votuesit në zgjedhjet parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY