Një shqiptar 22 vjeç, i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Itali, u arrestua nga karabinierët me drogë. Vënia e tij në pranga u bë në qendër të Teramos. Shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me një makinë Audi.
Gjatë kontrollit ai u mundua të fshihte lëndën narkotike duke e futur në gojë, por për fat të nuk arriti ta gëlltiste. Bëhet fjalë për 6 gramë kokainë e cila u zbulua nga forcat e policisë italiane dhe për këtë arsye shqiptari përfundoi në pranga.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm që efektivët bënë në shtëpinë e tij policia gjeti kokainë, 7 mijë euro dhe tre celularë. Gjatë periudhës së hetimit shqiptari do të qëndrojë në masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi” deri në nisje të gjyqit ndaj tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/