Erion Veliaj – Edurim Teqja
Prokuroria e Tiranës krahas hetimit penal për të dyshuarit e kompanisë 3R tashmë të arrestuar për vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, po heton edhe kontratat e Bashkisë me kompaninë që selektonte mbeturinat brenda landfillit të Sharrës.
Prokurori Julian Zonja, i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me një urdhër sekuestrimi, ku kërkon t’i vihet në dispozicion e gjithë praktika e funksionit të Sharrës. Në vendimin e sekuestrimit, prokuroria kërkoi nga Bashkia ti vë në dispozicion kontratën e saj me ndërmarrjen publike të Bashkisë së Veronës në Itali për administrimin e mbetjeve urbane. Dosjen e plotë të kontratës së nënkotraktimit, që Bashkia e kryeqytetit bashkë me kompaninë italiane kanë bërë me shoqërinë 3R të selektimit të mbeturinave që administrohen nga personi i shpallur në kërkim Edurim Teqja. Ndërkohë dyshohet se Bashkia nuk ka një praktike konkrete të zhvillimit të tenderit për mënyrën e dhënies në administrim të landfillit të Sharrës për selektimin e mbeturinave urbane.
Krahas këtyre sekuestrimeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar nga Bashkia ti vihet në dispozicion edhe procesverbalet e monitorimit të landfillit të Sharrës, nëse ata e kanë kryer një inspektim të tillë. Por edhe pse kanë kaluar mbi 10 ditë nga nisja e këtyre urdhrave të sekeustrimit, Bashkia ende nuk i ka kthyer një përgjigje prokurorisë.
Nga ana tjetër, akuza ka kërkuar edhe nga Qendra e regjistrimeve të biznesit, që t’i vihet në dispozicion formularët dhe dokumentet që kompanitë si ajo italiane ashtu edhe shoqëria 3R ka dorëzuar pranë QKR-së.
Sipas prokurorisë, edhe avokatët e të dyshuarve kanë dorëzuar në prokurori një MEMO, ku kërkojnë marrjen dhe pyetjen e disa personave, duke hedh dyshime se i riu 17 vjeçar është vrarë jashtë rrethimit dhe më pas është futur brenda kaparonit të landfillit të Sharrës. Version ky që mbetet të hetohet nga prokuroria e Tiranës.
Për ngjarjen e ndodhur në Sharrë, janë proceduar 5 persona, dy prej të cilëve ndodhen në burg, përgjegjësi i turnit kur ndodhi vrasja e të riut 17 vjeçar dhe shoferi i fadromës nga e cila mendohet se ka gjetur vdekjen Ardit Gjoklaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/