‘Sokrati ia mori mendjen vajzës, ne nuk e deshëm kurrë si dhëndër’
Prindërit e Jonida Canakut, vajza që mbeti e vrarë nga biznesmeni 36 vite më i madh në moshë, Sokrat Shani, rrëfyen sot në emisionin ‘Me Zemër të Hapur,’ ne news 24 versionin e tyre të historisë. Familja e Jonida Canakut, e cila mbeti e vrarë në muajin Gusht nga Sokrat Shani, i cili u vetëvra duke lënë dhe letër lamtumire ku shpjegonte krimin e kryer theksuan se 3 muaj para vrasjes, pikërisht në muajin Maj, i përzunë të dashurin e moshuar sepse, u bë bezdisës duke ardhur kohë e pa kohë në shtëpinë e tyre fshatin e tyre në Lushnje.
Sipas babait të Jonidës, Sokrat Çanaku, vajza e tyre ishte e çiltër por ndryshoi tërësisht gjatë lidhjes me Sokratin. Nata e 13 Gushtit, ishte e fundit kur ata si prindër u përshëndetën me Jonidën e tyre. “Jonida, vajza jonë ishte e çiltër, pa pretendime, e qeshur, e dashur me shoqërinë.
Nëna e Jonidës tregon se vajza i kishte thënë se kishte gjetur një burrë, por jo në moshën e saj. “Në fillim fliste në telefon me të, ne nuk dinim gjë. Pastaj na tha se kishte gjetur një burrë, jo në moshën e saj. Vajza na e solli Sokrat Shanin në shtëpi” tregon nëna.
Punonte, gjatë lidhje së vite e gjysmë që pati me të dashurin e saj ishte e qetë. Në ditët e fundit lëviznin lirisht. Vajza na merrte në telefon. Paraditen e asaj dite ishin në plazh në Levan, dhe në 14 gusht do të shkonin në Golem. Ata bënin ditë të veçanta plazh. 13 gushti ishte nata e fundit që doli nga shtëpia për të mos u kthyer më”.
Por më e gjatë në rrëfim ishte Vasilika Çanaku, nëna e Jonidës. “Ne i kemi thënë Jonidës, që ky ka problemet e veta, të ndajë gruan, pastaj ajo bëri cfarë deshi vetë, me kokën e saj”.
Si u njoh Jonida me Sokratin?
Në vitin 2013, ka qenë fushata për zgjedhjet dhe vinin nëpër fshtara dhe këta venin sic venin të gjithë rinia, aty si u njohën e qysh nuk e dimë. Erdhëm në shtëpi dhe 6 muaj se me cilin fliste në telefon. Unë e pyeta, i thashë, nuk më tregoi gjë.
Po cfarë ju tha?
Pastaj më tregoi se kam gjetur një burrë, po më tha ka qenë i martuar, është biznesmen i madh. ‘Ashtu janë të ndarë, divorc me ligj nuk kanë bërë, 20 vjet të ndarë’, na tha jonida. Ne e pranuam ta sillte në shtëpi, ta njihnim. Moshën nuk na e tregoi.
Erdhi në shtëpinë tuaj Sokrati?
Erdhi në darkë, Sokrati i ndjeri dhe e pashë që në dritare, nuk durova t’a shihja që nga dera. I thashë burrit, ua po ky qenka më i madh se ti, si e pranoi këtë lloj njeriu kjo e jona? I thashë, ky nuk bën për ty, është i madh. Por nuk na dëgjoi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/