Krimi i pasionit, habit kushëriri i Sokratit, ja çfarë thotë ai

Krimi i pasionit, habit kushëriri i Sokratit, ja çfarë thotë ai

72
0
Shares

Dëshmi të reja bëhen publike në lidhje me vrasjen monstruoze të tre javëve më parë, kur një 65-vjeçar nga Krujtja e Lushnjes u vetëvra duke rrëfyer se kishte torturuar e vrarë më herët, të dashurën e tij 36-vite më të re.

Polica dyshon se mes çiftit ka pasur xhelozi, prandaj edhe Sokrat Shani vendosi të vrasë Jonida Çanakun, por kushëriri i tij Fredi Avrami në një bisedë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” ka dyshime që krimin nuk e ka kryer Sokrati.

“Nuk e di si janë lidhur, nuk di asgjë për lidhjen e tyre. Unë e mësova kur ndodhi kjo gjë. Unë e dija se Sokrati kishte familje të ndershme. Ai s’ka qenë i asaj rruge fare, nuk e mendoja kurrë që të arrinte që thonë se e ka vrarë ai. Mund të them që s’ka qenë Sokrati. Ta kishe njohur… s’ishte i asaj rruge, ishte tolerant”.

Fredi tregon më tej për gjendjen e familjes së Sokratit, ndërsa nuk do ta besojë që jeta e të afërmit të tij u mbyll në atë mënyrë. “Janë shumë të prekur, jo si familje por edhe si fis. Jeta e Sokratit nuk duhet të mbyllej ashtu. Ai ishe një biznesmen i suksesshëm’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 15 gushtit, kur Sokrat Shani u vetëvra me plumb në gojë në banesën e tij në fshatin Krutje e Sipërme, në Lushnje. Ndërkohë, vetëvrasja e biznesmenit nxori në pah edhe një ngjarje tjetër makabre, shkruan BalkaWeb.

Afër trupit të viktimës u gjetën tri letra, në të cilat i ndjeri shpjegonte se kishte vrarë të dashurën e tij, 29-vjeçaren Jonida Çanaku. E reja nga Kryekuqi i Divjakës u gjet e mbytur në banesën e motrës së 65-vjeçarit, në Golem. E reja ishte lidhur e më pas torturuar, ndërsa një litar i varej në qafë. Kur policia gjeti trupin, në të vëreheshin qartë shenjat e dhunës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY