Haxhinasto tregon se pse Meta e largoi nga ministër

Haxhinasto tregon se pse Meta e largoi nga ministër

53
0
Shares

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tregoi sot për mediat arsyet se pse kryetari i LSI e largoi atë nga ministër.
Duke folur për herë ta parë pas shkarkimit, Haxhinasto tha se ka pasur një arsye të që lidhet me angazhimet në parti.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër vec angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”- ka thënë Haxhinasto.

Haxhinasto dha dorëheqjen ditën e premte, me një kërkesë drejtuar kryeministrit Rama, i cili e pranoi atë ndërkohë që LSI ka dërguar tashmë propozimin e saj për ministër.

Sokol Dervishaj, këshilltar i Metës në Kuvend do të zërë vendin e Haxhinastos, në rrokadën e zakonshme të figurave politike të LSi-së, jo vetëm në qeveri por ndonjëherë edhe në Parlament.

Haxhinasto do mbahet mend për transparencëne tij në lidhje me premtimet e qeverisë Rama. Më se njëherë ai ka përgenjështruar deklarimet e ish-ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për projekte apo marrëveshje të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY