Për herë të dytë, Gjykata e Apelit për Krimet e Renda ka refuzuar lirimin nga burg të 5 të arrestuarve për grabitjen e 1 milion eurove, në pistën e Rinasit.
Togat e zeza kanë argumentuar se akuza e shpërdorimit të detyrës që rëndon mbi Kujtim Picarin, Bledar Blloshmin, Fadil Jonuzajn, Arben Karafilin dhe Vangjel Nikolla nuk mund të shqyrtohet nga kjo gjykatë.
Të pestë këta persona nuk kanë lidhje të drejtpërdrejte me grabitjen, por po heton për neglizhence në ushtrimin e detyrës.
Gjykata e Krimeve të Rënda ia ka deleguar çështjen Gjykatës së Krujës, e cila në 2 korrik vendosi t’i lërë në burg. Ndërkohë ishte kjo gjykata që ia delegoi Krimeve të Rënda për shkak se hetimet po kryheshin nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
Duket se ky proces po kthehet në një ping-pong mes institucioneve ku nuk është ende e qartë se cila gjykata duhet ta shqyrtojë. Avokatët kërkojnë lirimin e klientëve të tyre.
Ndërsa prokuroria thotë se, ky është një procedim i lidhur dhe nuk ka sesi 5 personat e arrestuar të hetohen nga një prokurori tjetër. Pritet që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata e Larte, ku prokuroria dhe avokatët kanë bërë rekurs.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/