FOTO/ Një nëne i shkruan Erjon Veliajt: Kopshtit 42 që përurove i...

FOTO/ Një nëne i shkruan Erjon Veliajt: Kopshtit 42 që përurove i është çarë parketi, raftet bosh të lodrave dëshpërojë fëmijët

102
0
Shares

Kopshti nr. 42, sot

Shqetësimi i arsyetuar i një qytetareje sa i takon gjendjes së kopshtit 42 në Tiranës është publikuar në nga “Qytetarët për Parkun”.
Denoncimi është realisht i rëndë kur bëhet fjalë për një investim të Bashkisë së Tiranës që vetëm pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj e përshkruante atë me fjalët, “Ky është një nga kopshtet më të mira të Tiranës”.
Por ajo që ka ndodhur me qytetarët që kanë dërguar fëmijët aty ditën e parë të sezonit didaktik është e mjerueshme, “parketi totalisht i dalë jashtë funksionit, rafte bosh pa libra e pa lodra dhe fëmijë të dëshpëruar që nuk kishin me se të merreshin”- shprehet qytetarja në letrën e saj adresuar Veliajt ndërsa e shoqëron reagimin e saj me një foto.

Letra e plotë


veliaj-ne-kopshtin-nr

Erion Veliaj gjatë përurimit të kopshtit nr. 42

“Pershendetje Z. Veliaj!
E frymezuar nga fushatat dhe PR qe I beni punes suaj, vendosa te regjistroj vajzen ne kopshtin publik nr. 42.
Pyetje: Kjo dyshemeja e care ne te gjtha dhomat nuk besoj te jete pjese e ‘desing’ apo rikonstruktimit – E dini qe perben rrezik per femijet???
Me ato raftet bosh, pa libra, pa lodra, pashe vetem femije te deshperuar qe s’kishin me se te merreshin.
Zhgenjyese – gjithcka shume larg asaj qe ju prezantoni.
Pastaj nuk po flas per buzeqeshjen e munguar te edukatores se eshte ceshtje me vete!
Pune te mbare.
A.D.”

kop1

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY