Deputetët mbyllin pushimet, Kuvendi nis punimet

Deputetët mbyllin pushimet, Kuvendi nis punimet

52
0
Shares

Deputetët i japin zyrtarisht fund pushimeve ata sot rinisin Parlamentin. Edhe pse më 30 gusht u thirr seanca e jashtëzakonshme ku u miratua ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sesioni i shtatë i legjislaturës së tetë çelet zyrtarisht më 5 shtator.

Seanca do të mblidhet në orën 17:00 dhe do të nisë me njoftimin e projektligjeve dhe nismave të depozituara si dhe miratimin e kalendarit trejavor të punimeve.

Ky sesion i ri pritet të shoqërohet me debate të ashpra, kryesisht për paketën e reformës në drejtësi, e cila ende nuk është mbyllur, ndërsa debatet pritet të shkaktojë edhe fushata për zgjedhjet lokale në Dibër të cilat do të mbahen të dielën e 11 shtatorit.

Po ashtu, kryeparlamentari Meta do të njoftojë edhe projektligjet e depozituara në Kuvend që do të jenë fillimisht pjesë e debateve në Komisione.

Gjatë seancës do të votohet edhe Programi i Punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor si edhe kalendari trejavor i Parlamentit.

Në fund, deputetët do të kenë një orë në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Screenshot_3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY