Sot gjykata e Fierit, me gjyqtare Matilda Shalla vendosi njohjen e vendimit te Gjykates italiane per te denuarin Fatmir Kajolli, duke e denuar ate perfundimisht me 8 vjet burg nga 22 vjet qe ishte denuar nga Gjykata Italiane dhe kerkuar nga prokuroria e Fierit.
Pas tentativave të dështuara të shtetit italian për të bërë ekstradimin e Kajollit, drejtësia përtej Adriatikut gjeti një mënyrë të re për të bërë të mundur arrestimin e tij: kërkuan dënimin e shtetasit Kajolli në vendlindjen e tij. Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier, Gjykata e rrethit Fier kishte vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj për shtetasin Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vjet heqje lirie për trafikim të lendeve narkotike dhe pjesemarrje ne organizate kriminale. Sipas Policisë, Kajolli është dënuar nga gjykata italiane me 22 vjet heqje lirie dhe 190 mijë euro gjobë. Biznesmeni i njohur fierak dhe njëkohësisht ishanëtar i Këshillit të Bashkisë së Fierit gjatë mandatit të kaluar, Fatmir Kajolli, fitoi katër vite më parë betejën e tij me drejtësinë italiane, e cila kërkoi ekstradimin për vuajtjen e një dënimi të dhënë nga Gjykata e Romës. Në qershor të vitit 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, atë të moslejimit të ekstradimit të tij drejt Italisë për dënimin për trafik droge. Në vendimin e marrë atëherë nga Gjykata e Fierit është gjetur si i drejtë argumentimi i palës mbrojtëse që kërkoi moslejimin e ekstradimit të 49vjeçarit, Fatmir Kajolli, për parregullsi në letërporosinë e dërguar nga drejtësia italiane.
Më konkretisht, mbrojtësi i Kajollit pretendoi atëherë se Ministria italiane e Drejtësisë nuk kishte shprehur asnjë garanci nëse do të respektohej ose jo parimi i specialitetit. Sipas mbrojtjes, nuk ishte specifikuar fakti nëse ndaj Kajollit do të ekzekutoheshin ose jo vendime të tjera të marra nga gjyqësori i atjeshëm. Kjo, pasi në letërporosinë e dërguar nga Ministria e Drejtësisë italiane figuronte vetëm vendimi i formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit Romë, ndërsa nuk kishte asnjë të dhënë lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Milanos. Mungesën e specifikimit të faktit nëse Kajolli do të vuante në Itali edhe dënime të tjera, pala mbrojtëse e ka cilësuar atëherë si parregullsi dhe i kërkoi gjykatës që të mos e lejonte ekstradimin e tij. Ndërsa Prokuroria kërkoi lejimin e ekstradimit të Kajollit, duke pohuar se dënimi që do të vuante Kajolli duhej të ishte vetëm ai që kërkohej në letërporosinë e drejtësisë italiane. Por Gjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshme kërkesën e mbrojtjes së Kajollit, duke vendosur moslejimin e ekstradimit të tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/