ARMAND MAHOI/ Shqiptarët e Maqedonisë me Erdoganin por jo me Shën Terezën

ARMAND MAHOI/ Shqiptarët e Maqedonisë me Erdoganin por jo me Shën Terezën

88
0
Shares
armand maho, vogel

Armand Maho

Po kerkoja me kot ne internet ndonje aktivitet, ne Shkup, Tetove, Diber e Struge ne nder te shenjterimit te Gonxhe Bojaxhiut, qe nga dje Shen Tereza. Motori i kerkimit me nxirrte lajme per tubimin e shqiptareve e maqedonise, ne mbeshtetje te Erdoganit, por kurrsesi qofte dhe nje aktivitet te vetem ne nder te gruas se madhe…
Nene Tereza, e ka deklaruar me shume se nje here se eshte shqiptare e Lindur ne Shkup, nje vend ku Gruevski Presidenti aktual i maqedonise ka ngritur bazen e historise maqedonase, duke e mbushur sheshin me heronj bullgare dhe jo pa qellim. Nje karshillek per 40% apo me shume te shqiptareve qe jetojne atje. Ka krijuar nje mishmash tekstesh duke i vene lloj lloj epitetesh, komunitetit me te madh, ka ndjelle percarje me qellim qe te mbaje pushtetin e keshtu me radhe. Kush ka udhetuar nga struga per ne Shkup, ka vene re se pergjate gjithe rruges, fshatrat jane shqiptare dhe dallimi behet lehtesisht per shkak te minareve te xhamive qe ndodhen pergjate gjithe gjatesise. Maqedonasit per karshillek vendosin kryqe maje malit, me qellim mbrojtjen e identitetit te tyre. Partite shqiptare jane te percara dhe kjo mundeson qendrimin e maqeonasve ne pushtet, me ane te VMRO-DPMNE apo FYROM. Ndikimi i hoxhallareve eshte aq i madh saqe se kane per gje qe nga Myfti te kaloje kryetar Komune, dhe pavaresisht abuzimeve te votohet zgjedhje pas zgjedhjeve. Sic eshte rasti i Ruzhdi Lates ne Diber te Madhe, ku ka shkuar deri atje sa te shese dhe varrezat e qytetit per te perfituar projekte nga qeveria turke…
Po perse kjo heshtje per gruan shenjte ne vendlindjen e saj? Perse asnje nga perfaqesuesit e partive politike shqiptare nuk mori pjese ne meshen e Vatikanit, ndersa vrapoi per atje Gruevski, qe njihet per ndjenjat e tij antishqiptare?
Shihet qarte se ndarja e madhe fetare, po ndikon jashezakonisht ne ceshtjen kombetare atje. Shqiptaret e atjeshem, e kane pasur me te lehte te identifikohen me Erdoganin e Turqise, per nje ceshtje thellesisht politike qe ka ai me Fetullah Gylenin, se sa me gruan e shenjte me origjine Dardane, te Lindur ne Shkup dhe me kombesi Shqiptare e cila nderohet ne mbare boten… Ne vend qe te shembnin sheshet, te ishin te gjithe atje ne sheshin e Vatikanit, per ti treguar botes se kush jane Shqiptaret, se kane qene atje den babaden, se Gruevski shpif e keqtrajton popullsine autoktone, preferojne te heshtin, dhe ti japin nje karte me shume ne teorite e tij se shqiptaret jane komunitet i ardhur nga Turqia…
Kjo tregon dhe nje here pse komuniteti i perzier maqedonas ka arritur te jete fitimtar dhe te qeverise gjithmone ne maqedoni. Shqiptaret ende pa u thare mire vula e shenjterimit se nene Terezes u leshuan ne sharje e ofendime, dhe jo vetem ne Maqedoni, por edhe Kosove e Shqiperi. Fjala vjen nje hoxhe nga Kosova kish thene se prejardhja e saj si Shqiptare kish qene e rastesishme, dhe Kosova na paska nena qe duhen nderuar dhe me shume se kane lindur djem trima. A ka me injorance se kaq…
Gruevski, diti ta perdore mire shenjterimin e Nene Terezes. Ne nje kohe qe Shqiptaret e braktisen ceremonine ai u shfaq atje si President i vendit ku ka lindur Nene Tereza. Shqiptaret jo, shqiptaret preferuan te heshtin, sepse per ta eshte me e rendesishme qe te qendroje sulltan edogani ne pushtet, se sa te krenohen per origjinen e humanistes se madhe sot shenjtore…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY