2400/Presidenti i Filipineve vijon ekzekutimet në rrugë të narkotrafikantëve

2400/Presidenti i Filipineve vijon ekzekutimet në rrugë të narkotrafikantëve

69
0
Shares

Q ë prej ardhjes në krye t të vendit të Presidentit Duterte, policia e Filipines ka vrarë 2400 persona, shumica e të cilëve janë persona që merreshin me trafik lëndësh narkotike dhe konsumonin drogë. Policia i ka klasifikuar vrasjet si ‘Vrasje nën hetim’ shkruan AFP. Bëhet fjalë për një periudhë tremujore

Policia zyrtarisht ka vrarë 1011 persona që nga ardhja e Dutertes në krye të presidencës por janë regjistruar edhe 1391 vrasje nën shenjën si ‘vdekje aksidentale nën hetime’.

Të dhënat e 3­mujorit përkojnë me marrjen e detyrës së presidentit Rodrigo Duerto.

Duerte gjatë fushatës zgjedhore premtoi se ‘do të ndërpriste narko­krimin dhe do të vriste dhjetëra trafikantë’.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë dënuar vrasjet pa gjyq por Duterte ka hedhur poshtë kritikat dhe ka premtuar se do të rrisë aksionet që përfshijnë edhe bastisjet e Policisë ‘derë më derë’.

Pak ditë më parë ai debatoi në selinë e OKB duke paralajmëruar se do të largohej nga organizata e cila kist dështuar në shumë raste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY