Një ngjarje paksa e rrallë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj një vajze nga Franca. Eshte dërguar për hetim në prokurori 19-vjeçaren me inicialet H. D., me banim në Francë, pasi në ambientet e terminalit të aeroportit të Rinasit është përfshirë në një sherr me grushte me shqiptare 20-vjeçare me inicialet K. D. Kjo e fundit mësohet se ka bërë një kallëzim penal pranë Komisariatit të Policisë Rinas. Pas marrjes së denoncimit policia ka dërguar çështjen në prokurori.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...