SHENJTËROHET SHËN TEREZA E KALKUTËS

SHENJTËROHET SHËN TEREZA E KALKUTËS

216
0
Shares

Data 4 shator 2016, ora 10:40. Papa Francescu deklaroi shpalljen shenjtore të Nënë Terezës.
Në sheshin Shën Pjetri të Vatikanit, ka filluar ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Mesha drejtohet nga Papa Françesku
Në ceremonitë e shenjtërimit që po mbahet në sheshin “Shën Pietri”marrin pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish dhe mbi 100 mijë besimtarë.
Edhe Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar, ndodhet në Vatikan për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Rënia e kambanave në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan paralajmëruan se “shenjtorja e të varfërve”, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u shpall edhe zyrtarisht e shenjtë, nga Kisha Romano Katolike. Papa Françesku, në një ceremoni që mblodhi mbi 100 mijë pelegrinë në Sheshin e Shën Pjetrit, kanonizoi Nënën Terezë, fituesen e Çmimit Nobel të Paqes, murgeshën shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “më të varfërve nga të varfrit” dhe krijuesen e Urdhrit Misionarët e Bamirësisë.
Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza u shenjtërua sot nga Papa Françesku në Vatikan. Ajo do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Terezës si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, u transmetua direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova.
Ishin 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.
Gjithashtu, ceremonia mund të ndiqet me live stream në kanalin në YouTube te qendrës televizive të Vatikanit.

Por cila ishte Nënë Tereza dhe përse bota po i kushton asaj kaq shumë vëmendje?


nene terezaAgnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare (prindërit e lindur në Kosovën e sotme), në Shkup.
Rrugëtimin si murgeshë e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare.
Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë ku krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.
Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.
Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.
Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.
Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.
Ai thotë se kanonizimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY