RREFIM/Takimi “i parëndësishëm” me një shenjt!

RREFIM/Takimi “i parëndësishëm” me një shenjt!

140
0
Shares

Nga Armand Maho

Duhet te ishte nentor i viti 1992, kur miku im i femijerise Andi Koci me kerkoi ta shoqeroja deri tek gjendja civile e njesise bashkiake numer 1, qe ishte diku tek rruga e Elbasanit. Perballe saj gjendej shtepia ku ishte vendosur misioni i Nene Terezes. Tek sporteli kishte radhe, zhurme dhe ishte nje ambient mbytes. Dola jashte dhe po prisja, ne nje nga bordurat e ngritura te shtepise ku gjendej ende gjendja civile. Duhet te ishte shtepi e ndonje tregtari te pasur te Tiranes, e shtetezuar pergjate diktatures.

Ndertesa perballe kishte levizje dhe pozicioni ku isha me lejonte te shikoja qarte… Kisha degjuar dhe i kisha pare motrat e nene Terezes neper Tirane, por ne ato kohe te veshtira, kur sapo kishim dale nga sistemi komunist lufta per mbijeese dhe varferia nuk na linin te mendonim per gje tjeter. Nga ana tjeter, pergjate gjith kohes ishin mbrujtur me nje ideologji perverse per gruan e madhe te cilen regjimi e etiketonte me lloj lloj epitetesh.

Nene Tereza mezi dukej ne grumbullin e njerzve qe e kishin rrethuar, dhe krah saj qendronte nje grua qe fliste sa me kembe e me duar… Dukej si e bezdisur, dhe e lodhur… Per nje cast syte e saj u drejtuan nga une dhe me vuri re qe isha ngritur ne maje te gishtave per ta pare. Ngriti duart dhe ma beri me shenje te afrohesha.. Ne fakt u hutova, nuk dija asgje nga ritet fetare dhe sdija as cfare ti thosha. Zbrita si neper gjume, duke bluajtur keto mendime ne koke… Nuk isha i emocinuar isha thjeshte i hutuar. Kisha degjuar aq shume sharje e perbaltje per kete grua pergjate viteve te diktatures, ne TV ne shkolle e kudo. Me ka bere pershtypje se ne nje orar te caktuar, kryesisht kur ishin lajmet diktatura hiqte per nje 30 minutesh censuren dhe na lejonte te shikonim lajmet e RAI-t.. Por ama tre ishin personazhet kur sinjali nderpitej dhe ekrani i TV kalonte serish ne terrr. Kur dilte Presidenti Amerikan aso kohe Ronald Reagan, Papa Gjon Pali dhe Nene Tereza…. Urrejtja e diktatures per keto tre figura ishte e nje lloji te vecante… Por nga ana tjeter ne ato pak vite pas regjimit te permbysur kisha pare qe ishte pritur nga personalitetet me te medha boterore… Si i ngrihej ne kembe Papa Gjon Pali, Presidenti Amerikan dhe cdo president tjeter i kesaj bote, se si nje salle diku ne amerike ishte elektrizuar kur gruaja e kerrusur kishte hyre, vetem duke buzeqeshur… Aspak triumfatore, por e perulur. Per ate ishin njesoj ne kete bote si njeriu me miliarda, si me i mjeri i Kalkutes…

Keto po mendoja teksa i hutuar kaloja distancen pak sekondeshe qe ndante vendin ku isha me ate te Nene Terezes. Sapo u hap dera dhe hyra, ngriti duart dhe me perfaqoi. Ndoshta, nuk do e besoje kush po sec kish dicka tek ajo grua… Te pushtonte nje lloj qetesie qe se kam provuar me gjate gjithe jetes time… Akoma me ka mbetur ne mendje aroma e ujit dhe sapunit te rrobave te saj, e cila shperndahej ngadale dhe tek une. Perqafimi i saj ishte elektrizues, i sinqerte dhe shprehte dashuri… Doja qe te zgjaste me shume, por nje grua gernjare me nje pale syze te medha, dhe me nje italishte te cale i terhoqi vemndjen. E mora inat ate llafazane, qe kish nje ore qe nuk pushonte dhe do kishte bezdisur cdo qenie te gjalle ne kete toke, pervec Nene Terezes. Ktheu koken nje moment nga ajo me miresjellje dhe u kthye serish nga une me mbajti koken ne duar dhe me pyeti ne italisht se sa vjec isha, c’prinder motra e vellezer kisha, a isha ne shkolle apo jo! Me tej futi doren ne xhepin e perparme dhe nxorri nje medalion ku ish gdhendur Shen Maria se bashku me krishtin femije… “Qofsh i bekuar, dhe mos e humb” me tha duke me buzeqeshur….

U ktheva dhe shoku im kish mbaruar pune… Me pyeti ku isha dhe i thashe qe takova Nene Terezen. Ne fakt si levizi as qerpiku, vetem me pyeti se cdonte! Nuk i dhashe pergjigje, e cmund te donte gruaja e madhe nga une?! Por as ai nuk kish faj, atehere sna emociononte asgje, shoqeria pergjate komunizmit kish humbur cdo vlere njerzore dhe do duheshin vite qe ti kuptonim rendesine gjerave. Si per shembull ai medaljon i Nene Terezes qe e vura ne nje si tip kupe prej druri ku nena ime mbante penjte dhe gjilperat, dhe nuk e pashe me… Humbi, ai medaljon qe shenjtorja ma kish dhene me duart e saj…

Ky ka qene takimi im i vetem me kete njeri te madh. Jam i lumtur qe e takova, dhe i trishte se u largova pa i puthur as duart. Ato duar qe kishin ndihmuar sa e sa njerez ne kete bote. Ato duar qe kishin njohur mjerimin, te semuret, te pamundurit..Ato duar qe ishin munduar ta bejne kete bote me te mire pa u ankuar kurre, pa u levduar kurre. Nuk putha duart e shenjtores!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY