PROVAT/ Grabitja e bankës në Bllok, ja çfarë iu gjet të dyshuarve...

PROVAT/ Grabitja e bankës në Bllok, ja çfarë iu gjet të dyshuarve në banesa e makina

55
0
Shares

Prokuroria e Tiranës duket se ka prova direkte dhe indirekte në lidhje me dy personat e arrestuar për grabitjen e bankës tek ish-Blloku në Tiranë.
Në argumentimin e bërë para gjykatës për caktimin e masave arrest me burg pa afat ndaj shtetasve Roland Liti dhe Alan Babamato, si dhe 30 ditë burg ndaj Robert Kullës, prokuroria ka evidentuar prova të tjera, veç shenjave të gishtave të gjetura në vendin ku u hap muri për në dhomën-kasafortë.
Një prej këtyre provave është, sipas Prokurorisë, fakti se Roland Liti pas ngjarjes rezulton se bashkë me Alan Babameton janë larguar për në Malin e Zi e në Kosovë. Udhëtimin e kanë kryer me automjetin e shtetasit Alan Babamato.
Interesant është fakti se, pasi ka kaluar në Mal të Zi herën e parë nga pika e Hanit të Hotit, Liti është rikthyer në Shqipëri, kësaj radhe në mënyrë ilegale pa u regjistruar në kufi. Në këtë mënyrë, në sistemin TIMS nëse verifikohej për këta persona, sipas Prokurorisë, rezultonte se ata ishin jashtë Shqipërisë.
Kjo situatë ka qenë e tillë, derisa në fakt personat që rezultonin vetëm më dalje për në Mal të Zi nga Hani i Hotit u kapën në Tiranë. Po kështu në makinën e Roland Litit, sipas Prokurorisë, janë gjetur mjete pune identike me ato që janë gjetur në bodrumin e bankës, ku u hap muri për marrjen e parave nga dhoma kasafortë.
“Në makinë janë gjetur dy kriko automjeti, një çekiç, tre elektrik dore, aksesorë të ndryshëm që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike, një elektrik dore i madh etj. Të gjitha këto sende janë dërguar për ekspertim teknik, ku disa prej tyre rezultojnë se janë të ngjashme me ato të lëna edhe në vendin e ngjarjes”, thekson Prokuroria.
Në lidhje me Robert Kullën, prokuroria thekson se nuk ka pasur urdhër ndalimi ndaj tij, por arrestimi është bërë me iniciativë nga ana e Policisë Gjyqësore. Megjithatë, sipas Prokurorisë, dyshimet ndaj djalit të Nehat Kullës bazohen te paratë që i janë gjetur atij në momentin e ndalimit (dollarë, euro dhe lekë në valutat që ka qenë shuma e vjedhur në bankë), si dhe në kontaktet e shpeshta me dy të dyshuarit e tjerë, Roland Liti e Alan Babamato.
Në lidhje me këtë të fundit, prokuroria thotë se kamerat e bankës kanë kapur dy persona në bodrum ku, veç Roland Litit, autori i dytë ka ngjashmëri me Alan Babamaton. Po kështu, sipas verifikimeve, ka rezultuar se vendndodhja e Robert Kullës ka qenë e njëjtë me dy personat e tjerë në ditët që ka ndodhur vjedhja e bankës.
Për këtë arsye, prokuroria kë kërkuar masë me afat 30 ditë me qëllim verifikimin e rolit të Robert Kullës në ngjarje. Një verifikim në pritje është ballafaqimi i numrave të serisë së kartëmonedhave të marra në bankë me ato që i janë gjetur Kullës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY