KLSH: Konsumatorët, si vidhen nga matjet, që nga ushqimet deri tek...

KLSH: Konsumatorët, si vidhen nga matjet, që nga ushqimet deri tek telefonatat

85
0
Shares

Konsumatorët shqiptarë nuk janë të sigurt për sasitë e mallrave që blejnë, përshirë këtu edhe ujin në rubinet apo energjinë elektrike. Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë për mbrojtjen e konsumatorve në peshën dhe matjen, ka nxjerrë në pah se konsumatorët nuk mbrohen nga abuzimet me peshën e matjen.

Sipas KLSH-së, kontrollet në Drejtorinë e Pergjithshme të Metrologjisë, insitutucioni pergjegjës për kalibrimin e matësve dhe kontrollet në terren, tregojnë për mangësi të mëdha të këtij institucioni.

Ligjet e papërshtatura me ato të BE-së ësht një nga problemet që vëren KLSH, por raporti vëren probleme edhe në aktivitetin e përditshëm. Audituesit e KLSH-së kanë vërejtur se çalon bashkëpunimi i institucioneve që duhet të kontrollojnë nëse marrim peshën apo masën e shkruar në etiketë. Inspektimet sipas KLSH-së nuk janë të qëndrueshme, ndersa disa matje të rëndësishme për popullsinë nuk kryen siç është siguria publike, shëndetësia, mjedisi, komunikimin telefonik, etj

Statistikat, tregojnë se në vendet e zhvilluara pasaktësia në matjet e tregtisë me pakicë ndryshojnë nga 0,3 – 3 %, ndërsa në vendet me sistem të metrologjie të mangët, pasaktësite variojnë nga 1 % në 20 %.

KLSH kerkon të bëhen më shumë kontrolle për peshat, pasi vitet e fundit, prodhimet e paketuara dhe numri i supermarketeve është rritur ndjeshëm. Një mangësi e vogel në peshë, mund të ketë ndikim të madh në buxhetin e familjeve shqiptare ku vetem ushqimet zënë mbi 40% të shpenzimeve.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY