Ja çfarë e tronditi showbizz-in shqiptar këtë verë…

Ja çfarë e tronditi showbizz-in shqiptar këtë verë…

73
0
Shares

Muajt e verës së këtij viti kanë rezervuar plot lajme të bujshme për sa i përket showbizz-it shqiptar, të cilat kanë ngjallur interesin maksimal te publiku ynë.

Nga muaji qershor deri në muajin gusht, personazhe të ndryshëm të ekranit kanë ditur të jenë në qendër të vëmendjes me histori dashurie, suksese ndërkombëtare, shtatzëni dhe lëvizje të papritura televizive për sezonin e ri.

Kishte muaj që flitej nëpër portale të ndryshme e në rrjetet sociale se Aurela Gaçe ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, por artistja vendosi ta bëjë publike me një postim në Instagram në 2 korrik, ku përveçse konfirmoi lajmin, falënderoi të gjithë ata gazetarë që e respektuan dhe nuk abuzuan, sipas saj, duke bërë publike diçka aq delikate për të. Pak javë më pas, artisja tregoi edhe gjininë e bebes, përsëri me anë të një postimi në Instagram, ku kishte veshur një fustan të zi, në të cilin shkruhej “princesha”. Pra, bebja që Aurela po mbante ishte një vajzë.

2. Një tjetër shtatzëni këtë verë ka qenë ajo e Sara Hoxhës, partneres së moderatorit të njohur Ledion Liço dhe njëkohësisht, trashëgimtare e të ndjerit Dritan Hoxha. Lajmi është bërë i ditur nga Ledioni, i cili publikoi në Instagram, teksa ndodhej me pushime, një foto ku shfaqej duke puthur barkun e Sarës dhe shkruante: “Të lumtur, të tre ne!”. Pas kësaj, Sara vazhdoi itinerarin e pushimeve të saj në SHBA, ku ka ndjekur “live” edhe Adele dhe J.Lo.

Një nga këngëtaret që ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtyre 3 muajve është Era Istrefi. Pas performancave në radio të ndryshme në Francë dhe në televizionin gjerman Pro7, Era u intervistua nga revista dhe blogg-e të ndryshme, si “Vogue”, “V Magazine” dhe “Noisey”, mori pjesë në “Gay Pride Parade” në New York, publikoi versionin anglisht të “Bon Bon”-it, pozoi për KTZ dhe së fundmi, është ftuar nga “Coca Cola” për t’u bërë pjesë e turneut që kjo kompani organizon në Atlanta, Georgia.

Këtë verë Çiljeta bëri një ndryshim drastik në trupin e saj duke zvogëluar gjoksin. Ky lajm bëri bujë pasi gjoksi me përmasa të mëdha ishte kthyer në një karakteristikë dalluese të këngëtares. Përpos gjoksit, Çiljeta është përfolur gjatë gjithë verës nga portale të ndryshme lidhur me marrëdhënien e saj me portierin e njohur të klubit të Partizanit, Alban Hoxha. Nisur nga komentet që ata të dy shkëmbenin në rrjetet sociale dhe nga prezenca e këngëtares thuajse në çdo ndeshje që skuadra e Hoxhës luante në kryeqytet, media të ndryshme aluduan se ata të dy ishin në një marrëdhënie. Megjithatë, lajmi për lidhjen e tyre akoma nuk është konfirmuar, por zërat akoma vijojnë.

Sezoni veror që lamë pas na rezervoi një vizitë mjaft të veçantë nga një artiste që po korr sukses në tregun muzikor amerikan e britanik. Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila jo vetëm vizitoi Tiranën e Prishtinën, por dha edhe koncerte në sheshet kryesore të dy kryeqyteteve. Ajo u nderua edhe me “Çelësin e Tiranës” nga Erion Veliaj dhe me “Medaljen e Meritës” nga Hashim Thaçi.

Këtë vit Lojërat Olimpike në Brazil kanë rezervuar një spektakël të vërtetë, sidomos për ne shqiptarët. Majlinda Kelmendi u bë shqiptarja e parë në histori që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike. Ky lajm është folur e përfolur nga shqiptarët gjatë gjithë muajit të kaluar duke e kthyer Majlindën në një nga personazhet më të dashur për shqiptarët.

Ermal Mamaqi edhe këtë verë ka qenë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për humorin por për aksidentin në Kosovë. Në 6 korrik u raportua se Ermali bashkë me Alban Skënderajn kishin bërë aksident në atë që quhet “Rrethi i vdekjes” në Ferizaj, por më pas u konfirmua ekskluzivisht për Blitz.al se në automjet ndodhej vetëm Ermali me disa të afërm dhe nuk kishin pësuar lëndime. Pas kësaj, moderatori i njohur kritikoi për disa ditë me radhë autoritetet kosovare për mungesën e sinjalistikës dhe infrastrukturës te “Rrethi i vdekjes”, që çojnë në vdekjen e dhjetëra personave në vit.

Përpos Lojërave Olimpike në Brazil, këtë vit është mbajtur edhe Kampionati Europian në Francë. Përveç faktit që Kombëtarja jonë arriti në kualifikohej, ato që bënë bujë ishin Rike Roçi dhe Irid Oxa, shqiptaret që u shfaqën mjaft seksi gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Roçi dhe Oxa u bënë kryetituj të gazetave dhe tabloidëve të ndryshëm europian e botërorë, duke u kthyer në tifozet më të përfolur të periudhës së Euro 2016.

Fundi i gushtit solli një lajm që bëri bujë të menjëhershme në rrjetet sociale e në publik. Bëhet fjalë për largimin e Fiori Dardhës dhe Gent Pjetrit (Doktorit) nga “Fiks Fare”. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga Olti Curri e më pas u konfirmua nga vetë Fiori për Blitz.al. Dy moderatorët do të zëvendësohen nga Dejvis Muka dhe Dorian Ramaliu.

Lajmi i fundit dhe jo më pak i rëndësishëm i verës ishte ai i Luana Vjollcës dhe Krenar Cocaj. Portalet dhe rrjetet sociale bënë të ditur se Luana ndodhej në Santorini me biznesmenin Krenar Cocaj, për të festuar ditëlindjen e tij. Një postim në SnapChat i Luanës, ku nënvizonte datën 10 korrik, ditëlindjen e biznesmenit, na bëri të besojmë se Luana ishte përkrah Krenarit për të festuar me të. Pavarësisht lajmeve, asgjë nuk është konfirmuar nga të dy. /Blitz.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY