Image GalleryVëllai i kreut të PD-së, Lulzim Basha, Erlind Basha, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka vënë kurorë këtë fundjavë me vajzën simpatike, Eda Lundra.
Ceremonia martesore, siç shihet në foto është zhvilluar në Drimadhe dhe ka qenë private.
Menjëherë pas kësaj ceremonie vetëm familjare, kreu i PD Basha ka fluturuar për Vatikan ku i është bashkuar personaliteteve shqiptare që po marrin pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Erlind Basha është vëllai i vogël dhe i vetëm i kreut të PD-së. Mëson se, familja e kreut demokrat ka menduar të bëj një ceremoni krejtësisht private dhe vetëm familjare, në Drimadhe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/