EMRI & FOTO/ Itali, trafikanti shqiptar i heroinës me fat, lirohet gabimisht...

EMRI & FOTO/ Itali, trafikanti shqiptar i heroinës me fat, lirohet gabimisht nga burgu

71
0
Shares

Një shqiptar, i cilësuar si bosi i drogës mund të konsiderohet me fat, pasi është liruar gabimisht nga burgu.
Bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Dario Myftiu i cili gjithashtu njihej me emrin Aurel Hoxha 37 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se ai u lirua nga burgu për shkak të një gabimi.
“Një bos i mafies shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike”, shkruan “Il Gazetino”.
Sipas medieve, 37-vjeçari kishte lënë qelinë një javë para se të ndalohej. Ai ishte arrestuar më 26 gusht nga policia e Padovas sepse i ishte gjetur drogë dhe një sasi e madhe parash.
Në vitin 2008 ishte kapur nga policia e Romës në një rafineri në Bergamo, ku i ishte konfiskuar 30 kilogramë heroinë.
Pas arrestimit në vitin 2008, ai kishte përfituar nga një dekret që kërkonte përjashtimin e tij nga Italia deri në vitin 2022, por nuk ishte larguar.
Në fund të gushtit policia e arrestoi sërish me drogë teksa udhëtonte me një makinë “Polo”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY