Meshkujt nuk pëlqejnë të presin shumë gjatë për të bërë seks me partneren në një lidhje.
Studiuesi Weinberg beson se një femër nuk duhet ta zgjasë shumë përpara se të kryejë kontaktin seksual me një mashkull në ndikim të asaj që quhet “të zbatosh rregullat rutinë”.
Ai priret të angazhohet edhe më shumë nëse komponenti i seksit është pjesë e lidhjes dhe është shumë e rëndësishme për të, të dijë nëse edhe ju e dëshironi seksualisht.
Pra, nëse ju dilni me një mashkull dhe pas dy-tre takimesh nuk keni përfunduar në shtrat, me shumë mundësi do ta gjeni veten sërish beqare.
“Një mashkull gjatë gjithë jetës së tij është në kërkim të një femre, e cila nuk mund të heqë duart prej tij”, thekson studiuesi Ëeinberg.
Dëshirat seksuale të partnerëve
Shpesh meshkujt mendojnë se dëshira seksuale e femrave është e ndryshe nga ajo që ata shfaqin vetë. Por sipas studimeve më të fundit, rezulton se femrat priren të kenë dëshira të përafërta seksuale me meshkujt edhe pse e kanë të vështirë t’i pranojnë apo t’i shprehin ato. Nuk ka rëndësi se sa shumë jepeni pas një femre për ta bërë atë për vete, sa romantikë tregoheni për t’i shtuar edhe më shumë pikë vetes, kur vjen fjala për seks meshkujt marrin atë që japin. Nëse shpejtoheni për të kryer marrëdhënie seksuale partnerja juaj mund t’u ndajë ose jo, kjo është zgjedhja e saj. Nëse nxitoheni, partneri juaj mund të përjetojë edhe dhimbje ose siklet në vend të kënaqësisë. Gjithashtu shumë meshkuj të cilët nxitojnë për të kryer marrëdhënie seksuale në fund ndihen të turpëruar dhe aspak në formë për herën tjetër. Seksi do të zgjasë më shumë dhe me pjesëmarrjen e të dy partnerëve, duke shtuar eksitimin seksual dhe kënaqësinë e një orgazme.
Performanca në jetën në çift
Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thonë seksologët. Por në ditët e sotme femrat nuk presin më të martohen dhe pastaj të bëjnë seks, çka do të thotë se ato kanë më shumë eksperiencë në dhomën e gjumit. Modele të tilla, të cilat japin pamjen e një femre të kënaqur seksualisht, inkurajojnë femrat e tjera të jenë të hapura për dëshirat e tyre seksuale, por edhe ankesat, nëse nuk marrin atë që duan. Papritur, tensioni për të kryer marrëdhënie ndizet dhe mashkulli e ndjen se duhet patjetër t’u kënaqë. Edhe pse femrat mund të falin për një performancë jo shumë të mirë seksuale, është e vështirë që burri të falë veten e tij. Nëse partneri juaj po kalon këtë problem dhe nuk mund të arrijë në ereksion, atëherë mund të fillojë të sulmojë femrën që ka në krah për të mbrojtur egon e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/