Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë në Lezhë

Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë në Lezhë

68
0
Shares

Drejtori i Policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra. Sipas sqarimit të policisë masa ndaj tij nuk ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur me Torovicë, ku mbeti i vrarë efektivi Ardian Kodra.

Në një sqarim zyrtar, policia tha se ai është pezulluar tre ditë më parë për shkelje të procedurave standarde në punë. Dritan Lena u emërua Drejtor i Policisë së Lezhës më 21 Korrik të këtij viti. Më parë ai mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin Numër 4 në Tiranë, ku mësohet se janë konstatuar edhe shkeljet në detyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY