Një koncert madhështor po mbahet mbrëmjen e sotme në Bazilikën e “Shën Palit” në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë janë artistë të shumtë shqiptarë me famë ndërkombëtare, të tillë si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, por edhe figura të tjera të njohura si Lorik Cana e Majlinda Kelmendi.
Në selinë e shenjtë ndodhen gjithashtu delegacione nga Shqipëria dhe Kosova.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ish – Kryeministri Sali Berisha, si dhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/