Peshkopi anglez deklaron se është homoseksual dhe bëhet peshkopi i parë i Kishës së Anglisë që thotë se ai është homoseksual dhe ka një lidhje.
Peshkopi Nicholas Chamberlain në dioqezën Lincols u shugurua vitin e fundit nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby – që ka thënë se e dinte seksualitetin e peshkopit: “Ai ishte në një “marrëdhënie afatgjatë dhe të përkushtuar”, tha Kryepeshkoi Welby.
Peshkopi Chamberlain tha se ai i respekton udhëzimet e Kishës që thonë se klerikët homoseksualë duhet të mbeten beqarë.
Kryepeshkopi nga ana e tij shtoi se “emërimi i tij si peshkop i Grantham u bë mbi bazën e aftësive të tij dhe thirrjes për të shërbyer në dioqezën Lincoln.
Ai jeton sipas parimeve ipeshkvnore dhe seksualiteti i tij është tërësisht pa rëndësi në postin e tij”, përcjell Syri.net.
Një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha se “Nicholas nuk ka mashtruar asnkënd dhe qënë i hapur dhe i vërtetë kur iu kërkua. Çështja nuk është sekret, megjithatë është private e tij siç është rasti me të gjitha marrëdhëniet në çift.”
Peshkopi Chamberlain e zbuloi vetent në një intervistë për “The Guardian” dhe u raportua se ai e dha intervistën pasi jeta e tij private ishte gati për t’u bërë publike nga një gazetë të dielën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/