Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çift me Nard Ndokën, rrëfehet Greta Koçi: Ndjesia që përjetova

03/09/2016
Çift me Nard Ndokën, rrëfehet Greta Koçi: Ndjesia që përjetova
Share on FacebookShare on Whatsapp

Produksioni i spektaklit “Dance with me” 3 ka zbuluar çiftet e konkurrentëve VIP që do të jenë në garë me njëri-tjetrin këtë vit të spektaklit, që nis transmetimin më 12 shtator në “Tv Klan”.

Mes dysheve të personazheve nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, politikës dhe biznesit, ende pa filluar shou, është komentuar më shumë në media kombinimi i Greta Koçit me Nard Ndokën. Si e priti këngëtarja dhe nënkryetarja e Forumit Rinor të PDsë faktin që do të jetë partnerja e Nard Ndokës, kryetarit të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, aktualisht deputet i Kuvendit?

“Kemi nisur provat me Nardin, dhe jemi shumë Ok si çift. Ishte një vendim i produksionit, por pa diskutim shumë interesant”, shprehet ajo. “Besoj që dyshja me Nardin ngjall interes edhe për faktin se të dy jemi pjesë e politikës dhe besoj se interesi është i madh edhe për vetë personazhin dhe karakterin e secilit nga ne”.

Ajo flet edhe për faktin se si e sheh këtë afrim te muzika dhe bota e spektaklit pas katër vitesh punë në politikë pranë FRPD. “Angazhimi që pata në politikë sigurisht më ka frenuar që unë të jem në dinamikën e zakonshme në muzikë, siç ishte mësuar publiku të më shihte. Kjo është dhe arsyeja pse të gjithë e komentojnë si një rikthim të fuqishëm timin në muzikë.

“Jam totalisht e fokusuar në muzikë me projekte, të cilat kanë rezultuar të suksesshme duke pasur parasysh faktin që aktualisht kam një axhendë të ngjeshur koncertesh.“ Ndërsa sa i takon një spektakli të tillë, ku do të jetë çdo javë në ekran, kësaj here si kërcimtare, Greta përgjigjet: “Do ta shijoj në maksimum këtë eksperiencë kaq të bukur, duke dhënë më të mirën nga vetja”. Greta dhe Nardi do të jenë një nga çiftet në garë, me ambicien për fitoren e madhe.

Ky sezon i “Dance with me” 3 do të sjellë sërish në ekran të tjerë personazhe të përfolur nga fusha të ndryshme. Dyshja Vera Grabocka e Alketa Vejsiu këtë herë kanë bërë çift personazhe të njohur publikë, shumë prej të cilëve të lakuar në media, jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën private. Mes kombinimeve interesante janë këngëtarja, modelja e kërcimtarja braziliane Jessy Hennessy me Dj Vicky.

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli, që do të kërcejë me këngëtaren & aktoren Laura Nezha, Miss Albania 2010 Arnita Beqiraj me aktorin Besmir Bitraku, këngëtarja Fjolla Morina me aktorin e humorit Xum Allushi dhe prezantuesja Bora Zemani me këngëtarin Alban Ramosaj./Panorama Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.