ZYRTARE/ Rama kalon dështimet te LSI, Haxhinasto ikën, zëvëndësohet nga Dervishi

ZYRTARE/ Rama kalon dështimet te LSI, Haxhinasto ikën, zëvëndësohet nga Dervishi

89
0
Shares

Ministri Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm nga detyra e ministrit të Transporteve.

Pasi është takuar me stafin dhe e ka falënderuar për punën ai është drejtuar në zyrën e shefit të Qeverisë, Edi Rama për ti komunikuar vendimin e dorëheqjes.

Rama po kërkon të kalojë dështimin në infrastrukturë tek LSI dhe momenti i zgjedhur lidhet me rrugën e Arbrit.

Një burim në kryeministri tha se Haxhinasto largohet për shkak të angazhimeve në parti.

“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit doreheqjen e tij nga detyra, per shkak te angazhimit te metejshem ne parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastruktures e transporteve per punen e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadren qeveritare dhe bashkepunimin shume te mire me te”, bëjnë të ditur burimet nga kryeministria.

Burimet ne LSI bejne te ditur se Haxhinasto do te angazhohet ne hartimin e programit per zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë në vend të tij pritet të caktohet Sokol Dervishi, shefi i kabinetit të Metës në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY