Pas muajsh të tërë përpjekjesh Rama bashkë me miqtë e oligarkët e tij marrin dhe perpunimin e naftës në vend, deklaroi sot ne nje deklarate per media, deputetja e PD, Jorida Tabaku.
“Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH që u denoncua nga opozita, ashtu sic po ndodh me portin e Karpenit e me shumë asete të tjera.
Kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë te paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë -, ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën.
Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit.
Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s Rafinerinë e Ballshi?!.
Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, mik i afërt i kryeministrit Rama.
Marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sula muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij. Pra, de fakto tashmë është e privatizuar, por paratë në vend që t’u shkojnë shqiptarëve, i shkojnë Ramës.
Kjo është skema e Ramës. Vjedh pasuritë kombëtare për vete dhe oligarkët e tij. Plackit buxhetin me tendera dhe koncesione korruptivë. Mbush me drogë Shqipërinë për hesap të krimit me mbështetje qeveritare.
Shqiptarëve ju ka lënë varfërinë, burgun ose emigracionin. Është koha për tu bashkuar dhe për të ndalur me fuqinë e bashkimit bandën që po plaçkit, varfëron dhe poshtëron çdo ditë shqiptarët”, tha deputetja e Tiranës, Tabaku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/