Ish kryetari i komunës së Perondisë në Kucovë, Ramiz Oboni është kapur duke marrë disa mallra në një dyqan të cilat besohet se po i vidhte.
Jeta oshqef ka publikuar një video ku Oboni merr pako me çokollata dhe i fut në canten e krahut. Por ndërkohë një punonjës i supermarketit i kërkon hesap.
Oboni shumë vite me parë është arrestuar nga policia kur drejtonte komunën pasi është akuzuar për përvetësim pronash, shpërdorim detyre.
Pas postit të kryetarit të komunës, Oboni në zgjedhjet e fundit, braktisi PS -në dhe kandidoi nën siglën e Frontit të Majtë për kryetar Bashkie për Kuçovën, por nuk arriti të merrte mbështetjen e duhur.
“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Ky që po shikoni në video është Ramiz Oboni me profesion avokat dhe për tre mandate rresht kryetar i komunës Perondi në Kuçovë nën siglën e PS. Këtu është kapur duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Në fund e lamë të lirë duke i thënë që të mos shkelte më aty. Ai ka blerë një shtëpi aty ngjitur dhe vjen për pushime”, thotë personi që e ka denoncuar këtë ngjarje.
Nëse Oboni nuk do e braktiste Ramën në zgjedhjet e fundit, një problem tjetër i madh pas Shukriut do i ishte hapur kryeministrit me personat që ka zgjedhur në poste kaq të rëndësishme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/