Një burrë në Britani thotë se ndihet i frikësuar të dalë nga shtëpia pasi e quajnë pedofil për shkak gruaja e tij 32-vjeçare duket shumë e re. Shakey Finks, 42 vjeç nga Plymouth in Devon rrëfen se policia i ka thënë të mbajë gjithmonë me vete një fotokopje të patentës së Jessica Stevens, për të vërtetuar se ajo nuk është nën moshë sa herë që çifti përballet me këtë gjë.
Ata u njohën 2 vite të shkuara dhe u lidhën 6 muaj më vonë. Që nga ajo kohë ata kanë qenë viktima të abuzimeve dhe akuzave nga komuniteti përreth, të cilët mendojnë se 32-vjeçarja është më e re nga sa thotë.
Ai rrëfen se shumë njerëz e shajnë në rrugë, madje fotoja e tij është shpërndarë edhe nëpër shkolla, ku cilësohet si pedofil. 42-vjeçari ka shkuar vullnetarisht në polici ku ka rrëfyer gjithçka dhe ka paraqitur CV e tij për të vërtetuar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin. Por pavarësisht kësaj, Finks ankohet se kjo situatë po i shkatërron jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/