“Në të gjitha vjedhjet, më përmendin mua të parin, thonë se e ka bërë Landi, por unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen e bankës në bllok.”
Kjo ka qenë fraza e përsëritur që Roland Liti Zekaj ka shqiptuar gjatë kohës së marrjes në pyetje nga prokurori dhe oficerët e policisë gjyqësore, shkruan “TvKlan”.
Por ai në asnjë moment nuk ka dhënë sqarim justifikues se përse gjurma e gishtave të tij ndodhej në një shishe uji pranë murit të hapur, në magazinën e bodrumit nga ku u krye grabitja.
Ndërsa për hyrjen në Shqipëri në mënyrë të parregullt nga Mali i Zi, 37-vjeçari është shfajsuar me radhët e gjata në pikën kufitare, duke u shprehur se nuk mbante mend nëse ia kërkuan policët pasaportën apo jo.
Qëndrim mohues për implikimin në grabitje ka mbajtur dhe 23 – vjeçari Alan Babameto, i cili ka deklaruar se Roland Litin e njeh vetëm si çun të lagjes dhe se nuk ka dijeni për veprimet e këtij të fundit. Por takimet e shpeshta dhe përgjimet ambientale para arrestit hedhin poshtë alibinë e tij, shkruan “TvKlan”.
23-vjeçarit në momentin e arrestimit i’u gjetën 5 mijë euro, të cilat nuk i justifikon me të ardhurat personale dhe familjare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/