Është kompania e dytë gjermane me emër që largohet nga Shqipëria pas asaj që pronësonte koncesionin e aeroportit të Rinasit.
“Kompania gjermane e produkteve farmaceutike Mibe GmbH Arzeimittel ka dalë nga tregu farmaceutik shqiptar. Në gusht 2016, ajo ka përmbyllur transaksionin për të shitur 48% të aksioneve që zotëronte te kompania Aldosch Farma tek aksioneri tjetër Aqif Hoxha. Sipas kontratës së transferimit të kuotave të kapitalit, vlera e kuotave të shitura ishte 730 mijë euro. Pas këtij transaksioni, z. Aqif Hoxha zotëron 100% të aksioneve të Aldosch Farma. Kontrata ishte nënshkruar me kusht në dhjetor të vitit 2013, por detyrimet kontraktuale janë përmbushur në korrik të vitit 2016, sipas transaksionit të regjistruar në QKR dhe vetëm në gusht 2016 është reflektuar ndryshimi i aksionarëve”, shkruan monitor.al.
ALDOSCH, me aktivitet në tregtimin me shumicë dhe pakicë, import-eksport dhe shitje me shumicë të produkteve farmaceutike, zotëron ndërkohë edhe 48.5% të aksioneve të kompanisë së prodhimit të barnave, Profarma.
Mibe GmbH është një kompani gjermane e krijuar në vitin 2003 në Leipzig/Halle dhe ka një fabrikë ultramoderne të produkteve farmaceutike. Pothuajse të gjitha produktet që shet grupi DERMAPHARM janë prodhuar atje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/