Ky është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që që ndërroi jetë në Lezhë pasditen e kësaj të premteje gjatë një shkëmbimi zjarri me një person të armatosur.
Bëhet fjalë për policin Ardian Kodra, pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
Autori i ngjarjes dyshohet se është person i sëmurë mendor të paktën kështu njihet nga banorët.
Ngjarja ka ndodhur në Torovicë të Lezhës, ku shtetasi David Qosja, ka qëlluar me automatik në drejtim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Pasi ka qëlluar me armë në drejtim të policiës, autori është mbyllur në banesën e tij i armatosur.
Fillimisht u raportua në polici se shtetasi Qosja, ka qëlluar me automatik në ajër, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
“Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore”, sqaron policia lokale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/