Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar ndryshimin më të fundit në qeveri me largimin ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, si një larje duarsh me dështimet e qeverisjes në infrastrukurë.
Berisha e bëri komentin pas një takimi të gjatë që ai kishte me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
“Rama kërkon të lajë duart si pilati në dështimin e tij total në atë që është dhe promotori i zhvillimit të një vendi, ndërtimi i infrastukturës. Pasi ka shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë për investime, s’është në gjendje të tregojë shqiptarëve qoftë 1 km rrugë të ndërtuar në 3 vjet.
I rikujtoj shqiptaërve se me 1.2 mld usd janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, autostrada Ibë-Elbasan dhe tuneli i Krrabës, segmenti Lushnje-Fier dhe Levan – Vlorë, dhe autostrada Levan- Tepelenë përfshi këtu rrugën e Bregut.
Rama s’mbulon dot vjedhjen e tmerrshme që ka bërë, se ku shkuan 2.1 mld usd investime…Rama do largohet si çeço dhe me një këmbë”, tha Berisha për gazetarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/