Akademia e Shkencave ia përplas Edi Ramës, sherr i pleqve të shkencave...

Akademia e Shkencave ia përplas Edi Ramës, sherr i pleqve të shkencave me Kryeministrin

110
0
Shares

Vetëm një ditë pas Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar skandal ulëritës faktin se Akademia e Shkencave nuk bashkëpunon me Albshkencën dhe nuk merr pjesë në aktivitetin e tyre në Tiranë, ka ardhur përgjigja e ashpër e akademikëve shqiptarë.

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë e quan të nevojshme të sqarojë qëndrimin e saj në lidhje me disa pohime të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në fjalën përshëndetëse mbajtur në Takimin XI vjetor shkencor të Institutit Alb-Shkenca, një shoqatë joqeveritare që bashkon intelektualë dhe vullnetarë të zellshëm të dijes për botën shqiptare, me temë Roli i diasporës në botën shqiptare, dje, sot dhe nesër, zhvilluar në Hotel Tirana Internacional.

Mendimet dhe qendrimet e veta rreth gjendjes institucionale në rrjetin e kërkimit akademik-universitar dhe nevojës për një ndryshim urgjent ligjor dhe administrativ Akademia e Shkencave i ka parashtruar zyrtarisht në përkujtesën me titull Harta e rrugës – Road Map e reformës së sistemit të institucioneve të kërkimit shkencor, dërguar Kryeministrisë, me shkresën nr. 179, datë 29 prill 2016.

Akademia e Shkencave dhe anëtarët e saj janë pjesë e atij realiteti që synon ndryshimin progresiv, jo pamja më kuptimplotë e rrënimit të të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri. Me vëmendje dashamirëse dhe sipas kontributeve shkencore vetjake, Akademia e Shkencave ka përthithur në radhët e saj shkencëtarët shqiptarë më të shquar të diasporës. Pesë prej tyre (A. Doja, A. Kastrati, A. Merkoçi, A. Durrësi e N. Gruda) mbajnë titullin e lartë akademik dhe kontribuojnë si anëtarë të rregullt të seksioneve dhe të Asamblesë së saj; ndërsa tetë të tjerë, personalitete të dijes në Kosovë dhe në diasporë, janë anëtarë nderi.

Shkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri sot zhvillohen në kushtet e një vendi me kufizime të mëdha në burime njerëzore dhe me mundësi financiare minimale. Në buxhetin vjetor të vendit përqindja e ndarë për kërkimin shkencor institucional është më e vogël se ajo e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Akademia e Shkencave e ka bërë të njohur këtë gjendje dhe ka kërkuar shtim e përqendrim të kërkuesve të kualifikuar shkencorë në institute dhe në njësitë bazë të tyre; mbështetjen e kërkimit me laboratorë e mjete financiare të mjaftueshme.

Në lidhje me pohimin se është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë, jemi të shtrënguar të përmendim se kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej Qeverisë. Janë institucione shkencore të tjera të ngarkuara me akte rregulluese ligjore e nënligjore për këtë.

Kritikat e z. Kryeministër për gjendjen e drejtimit në Akademinë e Shkencave ne i lexojmë në thellësi, por jemi të bindur se këto kritika janë po aq me vend t’i adresohen vetë Qeverisë, e cila gjatë tri vjetëve ka lënë shumë pak gjurmë për të realizuar detyrat e programit të saj për shkencën, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku thuhet: Qeveria do të mbështesë rritjen e kontributit shkencor të Akademisë së Shkencave sipas vizionit shkencor për zhvillimin e vendit”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e Akademisë së Shkencave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY