Gramoz Ruci ka rrëzuar versionin tjetër të largimit të tij nga Shqipëria në vitin 1996.
Në një rrëfim për Ylli Polovinën për librin e tij “Të jesh apo të mos jesh PS”, ku pasqyrohen ngjarjet në PS-në e 1996, publikuar në “Panorama”, sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, deklaron se nuk ka ikur i maskuar, dhe as nuk ka ikur natën nga shtëpia e tij në Tiranë drejt Tepelenës fillimisht dhe më pas drejt Greqisë ku edhe qëndroi si emigrant për disa muaj.
“Sigurisht që unë u largova nga Shqipëria në kushtet e një depresioni shpirtëror. Pa familje, pa një bazë në vendin e huaj, ku jam dhe mbi të gjitha pa mjetet e dëshiruara financiare. Kam ikur ditën.
Dikush mendon që kam ikur natën, “ekspertiza” ka nxjerrë në Tiranë që unë kam dalë nga çatia e pallatit. “Ekspertët” e dashur nuk e kanë kuptuar dot se unë kam dalë nga dera dhe mu në mes të ditës. Dola nga dera e shtëpisë sime dhe pastaj nga hyrja kryesore e pallatit. Nuk kam dalë i maskuar.
Kam dalë si Gramoz. I vetmi dëshmitar dhe shoqërues ka qenë djali im dymbëdhjetë vjeç. Isha i survejuar nga dymbëdhjetë shikas. Si, qysh, tek?! Ata e kanë kryer shërbimin me shumë korrektesë, kishin mbi një muaj aty dhe kjo nuk ishte e lehtë. Duhet të përballonin vapën e qershorit dhe të korrikut, si ditën ashtu edhe në mërzinë e natës.
Nuk është punë e lehtë të përgjosh, të regjistrosh gjithçka, kush hyn e del, çfarë thuhet në shtëpi kush po i vjen e kush po i ikën, nga hyn e nga del. Sigurisht ishte një shërbim i padëshirë, por ata zbatonin detyrën…”, shkruan Polovina dëshminë e Rucit.
Gramoz Ruci u largua nga Shqipëria pas trazirave të majit të vitit 1996 që lidheshin me zgjedhjet që u mbajtën në maj të atij. Policia përdori dhunë gjatë shpërndarjes së një proteste që u mbajt më 26 maj nga opozita e cila bojkotoi votimin disa orë pasi kishte filluar dhe si rezultat nuk njohu rezultatin zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/