TIRANE/Arrestohet iraniani duke vjedhur në supermarket

TIRANE/Arrestohet iraniani duke vjedhur në supermarket

108
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi dje një iranian i cili po vidhte në një supermarket në kryeqytet. Më datë 31.08.2016, u arrestua shtetasi iranian Mohsen Salehi, 46 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Demokracia”, u konstatua duke vjedhur disa artikuj në marketin e shtetasit Z. N. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.

Po dje u arrestua shtetasi Florend Shtino, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuarmë parë për vjedhje, pasi ky shtetas më datë 30.08.2016 ka vjedhur aparatin telefonik “Samsung”, shtetasit T. Y. Gjithashtu nga puna e bërë rezultoi se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr 2. Parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Policia ka kryer dje edhe disa arrestime të tjera si më poshtë:

U arrestuan shtetasit Ferit Malaj, 19 vjeç; Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, banues në Tiranë, më datë 31.08.2016, tek Lapidari, në Sauk, gjatë kontollit fizik shtetasit Ferit Malaj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një dozë, me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”. Ndërsa shtetasve Arbion Malaj dhe Aldo Lusha, iu sekuestrua shuma prej 3300 Euro, shumë të cilat dyshohen të jenë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike. Parashikuar nga Neni 283/1/2 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Marvin B., 22 vjeç, banues në Tiranë, në Sauk, tek Lapidari, i’u gjet dhe sekuestrua një dozë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Rigers D., 22 vjeç, banues në Tiranë, në Sauk, tek Lapidari, i’u gjet dhe sekuestrua një dozë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Ermal Abduramanaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë, në mjetin e tij tip “Fiat”, i’u gjet e sekuestrua një dozë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva si dhe 5(pesë) fishek model 56, kalibër 7.62 mm. Parashikuar nga Nenet 283/1 & 278/2 të Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Muharrem Gonxhi, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij shtetasen Xh. L., 25 vjeçe. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Armando Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Tiranë-Ndroq”, u konstatua duke drejtuar i pa pajisur me leje drejtimi, automjetin tip “Volksvagen”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Gernald K., 19 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Pjetër Budi”, u konstatua duke drejtuar mjetin motorr tip “Dayang” i pa pajisur me leje drejtimi. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY