Disa të shtëna në Bulevardin “Fan Noli” fatmirësisht nuk kanë lënë pas ndonjë viktimë. Sipas policisë incident ii rëndë u shënua në Lagjen 7 në Korçë.
“Shtetasi Endri Dervishi, rreth 28 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një automjet tip “Mercedes- Benz” me targa AA 666 NL, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit M.F, rreth 39 vjeç, banues në Drenovë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasi M.F nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik apo plagosje.
Autori i dyshuar i ngjarjes, u kap menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariat për të marrë dëshminë e tij. Edhe shtetasi tjetër, gjithashtu ndodhet i shoqëruar.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Në vendngjarje u gjet një gëzhojë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, arma në fjalë.
Grupi hetimor, po punon për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/